E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e rinj presin sot voten ne Kuvend

Parlamenti voton sot dy kandidaturat per minister nga strukturat e LSI-se. Ilir Meta ne krye te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe Edmond Haxhinasto si shef i ri i diplomacise shqiptare do te marrin sot bekimin nga Parlamenti.

Brenda se njejtes dite dy kandidatet do te mblidhen ne Presidence per te bere betimin per postet e tyre te reja ne qeverine Berisha.

Projektligjet e tjera qe priten te miratohen ne sallen e Parlamentit sot jane ligji i kthyer ne Kuvend si antikushtetues nga Presidenti Topi per kthimin dhe kompensimin e pronave.

Rendi i dites se sotme mban 13 projektligje mes tyre edhe projektligjin Per ratifikimin e protokollit shtese te marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike per zbatimin e garancive ne te gjitha veprimtarite berthamore te Shqiperise aktin normativ Per planifikimin e territorit te ndryshuar dhe projektligjin Per disa shtesa ne ligjin nr. 7764 date 02.11.1993 lsquoPer investimet e huaja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›