E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim droge, dy të arrestuar në Dibër

Dy persona të cilët përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim droge janë arrestuar nga policia e Dibrës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kamuflimi” janë arrestuar në flagrancë shtetasit H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, të dy banues në Peshkopi.

Nga kontrolli në ambientet e një lokali në përdorim të 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë, gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e përgatitur në doza në formë cigare, një sasi tjetër me lëndë narkotike e pa përpunuar, 1 grirëse dhe 5 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasit e arrestuar, në bashkëpinim me njëri-tjetrin pasi përpunonin dhe ndanin lëndën narkotike në formë cigaresh, i kamuflonin ata duke i futur në paketa duhani./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›