E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përshtatën lokalin për lojëra fati në Tiranë, 3 në pranga, 7 nën hetim

3 persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë në hetim pasi u kapën duke zhvilluar në mënyrë të kundraligjshme lojërat e fatit në një lokal në Tiranë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në Komunën e Parisit policia zbuloi se po luhej poker me çipsa. Në pranga ranë 3 administratorët e lokalit,  A. Ç., 32 vjeç, Xh. M., 28 vjeç, dhe E. D., 28 vjeç.

Gjithashtu nisi hetimi për 7 të tjerë, klientë në lokal: K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç, klientë në lokal.

Gjatë operacionit të koduar “Poker 2” u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.

Në cilësinë e provës materiale Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›