E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshtati apartamentin si call center për të mashtruar shtetas të huaj, në pranga 25-vjeçarja

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Një 25-vjeçare u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi kishte përshtatur apartamentin në call center, për të mashtruar shtetas të huaj që të investonin në bursa.

Policia njoftoi sot se në kuadër të operacionit të koduar “Adapted” u arrestua shtetasja M. S., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë ndërhynë në apartamentin në posedim dhe administrim të 25-vjeçares, në rrugën “Tish Daija”, i cili ishte përshtatur si call center, nga ku dyshohet se mashtroheshin shtetas të huaj që të investonin në bursa fiktive”, njoftoi policia.

Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 5 celularë dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë dokumentimit të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›