E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmiri flet me Jonën për debatin me çiftin

25/04/10 19:45

Djemtë hanë jashtë dhe aty afrohet Jona e cila merr pjesë në bisedën e djemve. Pasi djemtë largohen Jetmiri dhe Jona mbeten vetëm dhe fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin. Ndër të tjera ata flasin për klipin që u transmetua gjatë spektaklit ku jetmiri shprehej keq për Seldin dhe Domenikën. Jetmiri i thotë Jonës se ai në përgjithësi thotë ato që mendon dhe Jona i thotë që të mundohet të mos jetë kaq shpërthyes në ofendime. Jetmiri i thotë Jonës se është mënyra e tij e të reaguarit ajo dhe që mund të duket e rëndë. Jona thotë se nuk duhet të dalin që aty të afenduar në atë masë dhe jetmiri i thotë se ai nuk ishte ofendim, por mendimi i tij. Jona i thotë se ai nuk mund të bëjë kategorizime të tilla, kur nuk ka baza. Jetmiri i thotë Jonës se ai nuk e ka thënë për ofendim, por sepse ashtu e mendon realisht. Më pas ai thotë se nëse dikush do tia kishte thënë të njëjtën gjë atij, ai do të kërkonte shpjegime nga personi që do të kishte folur. Jona i thotë se edhe Seldi i kërkoi shpjegime, por jetmiri tha nuk dua të flas. Jetmiri e sqaron këtë shprehje duke i thënë Jonës se duke parë situatën ai tha se nuk donte të fliste vetëm për të qetësuar situatën, për të ulur pak tensionet dhe për tu dhënë kohë Seldit dhe Domit që të mendoheshin dhe shpreheshin më qetë. Jona insiston duke i thënë Mirit se ai nuk mund të thotë diçka të tillë siç tha për seldin dhe Domin që i quante homoseksualë, pa pasur baza dhe arsye të forta për një deklaratë të tillë. Jetmiri i thotë Jonës se gjatë kohës që ai ka ndenjur në shtëpi ka vëzhguar gjatë gjithë kohës edhe lëvizjet më të vogla të banorëve të tjerë. Duke u nisur nga këto veprime dhe lëvizje të tyre ai ka konstatuar në ato gjëra të cilat edhe i ka shprehur. Jetmiri thotë: unë nuk besoj në raportin e tyre sepse mendoj se ata kanë prirje të kundërta seksuale, për këtë jam i bindur. Jona qesh duke mos e besuar dhe i thotë se mënyra se si u shpreh ishte thjesht një ofendim. Jetmiri thotë se ajo mund të mendojë dhe të besojë çfarë të dojë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›