E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat qe hane shume rrezikojne kujtesen

Tejkalimi i ushqimit edhe nese nuk shendosheni, me mbi 2100 kalori ne dite, i shkakton nje dem te paimagjinueshem memories, vecanerisht per personat qe kane kaluar te 60-at. Ky eshte rezultati i nje studimi amerikan, i realizuar nga Yonas Geda i Mayo Clinic ne Scottsdale. Kujdes nuk do te thote te pasurit fizik te mire dhe memorien ne forme, perkundrazi. “Zvogelimi i kalorive dhe ndjekja e nje diete te shendetshme, mund te jete nje menyre shume e thjeshte dhe efikase per te parandaluar humbjen e kujteses me kalimin e viteve”, ka deklaruar Yonas Geda. Ne kete perfundim u arrit pasi u mbajten ne vezhgim 1233 persona mbi 70 vjec, te cileve iu monitorua edhe dieta ushqimore, duke vene re se ata qe merrnin me pak kalori ne dite, kishin nje kujtese shume here me te forte.

Ne praktike sic shpjegojne studiuesit, personat qe hane shume rrezikojne te kene probleme me memorien shume me shpejt nga pjesa tjeter, duke shfaqur gjurme skleroze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›