E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Papunesia nuk po ndryshon, mbetet +12.8% Eglantina Nasi



Tregu i punes ne Shqiperi vazhdon qe te gjeneroje kryesisht te njejtat te dhena, si edhe gjate 3-4 tremujoreve te fundit. Duke folur keshtu per nje pandryshueshmeri te aspekteve te tij kryesore. Sidomos lidhur me treguesin specifik te ketij tregu, sic eshte ai i papunesise, te cilet ekspertet i referohen te parit teksa duan te kryejne analizen e vertete te ecurise se tij. Nje dukuri e tille bie ne sy nga analiza krahasimore e te dhenave me te fundit qe Instituti i Statistikave ka publikuar mbi bilancin e forcave te punes ne Shqiperi, per tremujorin e dyte te ketij viti. Sipas te cilave, rezulton se treguesi i papunesise gjendet ende ne nivelin prej +12.8%. Nje nivel ky i pa ndryshuar per kater tremujore me radhe, konkretisht, qe nga ai i tremujorit te trete te vitit te kaluar. Kurse para tij, saktesisht ne tremujorin pararendes, ate te dytin e vitit te kaluar, ekspertet e INSTAT-it vleresonin se niveli i papunesise ka qene edhe me i larte, +13.1%, duke folur keshtu per renie te saj. Nga ana tjeter, referuar gjithmone treguesit te papunesise ekzistuese zyrtare ne vendin tone, Instituti i Statistikave ne bilancin me te fundit te publikuar prej tij pohon se gjithsej, ne Shqiperi, numerohen te jene 141.850 persona te papune. Nje shifer kjo relativisht me e ulet, se ajo e tremujorit pararendes, prej 141.939 te tillesh. Duke folur keshtu te pakten ne menyre zyrtare per nje renie te te papuneve, edhe pse kjo ne fakt, ne aspektin praktik, rezulton te jete mjaft modeste dhe thuajse e paperfillshme. E gjithmone ne kuadrin e papunesise, institucioni qendror i statistikave ne vendin tone, pohon se ne tremujorin e dyte te ketij viti, ne rang vendi, kane rezultuar 7.758 persona te cilet jane perfituar pagese papunesie. Nje shifer ne renie kjo ne krahasim me tremujoret pararendes, respektivisht me 8.345 te tille ne tremujorin e pare te ketij viti, apo 9.038 ne tremujorin e fundit te vitit te kaluar apo 9.969 tremujorin e trete te vitit te kaluar etj. Duke folur qarte per nje pakesim te numrit te atyre personave qe perfitojne nje ndihme te tille nga shteti, e cila nese duam ta perkthejme se cfare sinjifikon ne vetvete, mund te thuhet se ai ka lidhje me pakesimin e personave qe rezultojne zyrtarisht si te papune prane autoriteteve kompetente. Kujtojme sakaq, se papunesia si e tille, ka sherbyer gjithmone si nje pike e nxehte debati jo vetem ne aspektin e ceshtjeve ekonomike si te tilla, por edhe atyre politike. E kjo, pasi ajo ka te beje ne menyre direkte me aplikimin e reformave te qeverise ndaj shtresave ne nevoje dhe realizimin e strategjive konkrete per punesimin si te tille.

Sektori privat jobujqesor ne vend, gjeneron me shume vende pune

Te punesuarit ne sektorin privat jobujqesor ne rang vendi, kane shenuar nje shtim te lehte te tyre ne tremujorin e dyte te ketij viti. Kjo dukuri rezulton nga te dhenat me te fundit te Institutit te Statistikave, sipas te cilave, numri i te punesuarve ne sektorin privat jobujqesor, ne fund te tremujorit te dyte ishte 282.034 persona, duke u rritur me 1.066 te tille, ne raport me tre muajt e pare te vitit. Gjithsesi, sipas eksperteve te INSTAT-it, serish ritmi i hapjes se vendeve te punes nga sektori privat mbetet ende i ulet ne vendin tone, krahasuar me vitet e meparshme. Kjo edhe ne kuadrin e ndikimit te efekteve negative te krizes ekonomike te vendeve fqinje dhe atyre evropiane, sikunder edhe ne efektet e nje stepjeje nga bizneset, per te kryer me shume investime lidhur me sipermarrjet e tyre private.

Me pak te punesuar ne shtet, 163.800 persona ne total

Numri i te punesuarve ne sektorin shteteror ka shenuar nje tkurrje te lehte ne tremujorin e dyte te ketij viti. Saktesisht, me nje shifer ne renie, prej -200 personash me pak qe punojne ne shtet. Dukuri kjo e konfirmuar nga te dhenat me te fundit te Institutit te Statistikave, sipas te cilit, nese ne fund te tremujorit te dyte te ketij viti, kane rezultuar 163.800 persona te angazhuar ne nje pune shteterore, ne tremujorin pararendes, ky tregues ka qene perkatesisht ne nivelin e 164.000 personave te tille. Duke folur keshtu per tendencen e te paturit me pak persona me lidhje pune kundrejt shtetit. Dhe shtim nga ana tjeter te marredhenieve te punes, qe lidhen ne fakt me sektorin privat. Dhe nese do te vazhdonim t’u referoheshim shifrave te INSTAT-it lidhur me kategorite e te punesuarve, do te vinim re gjithashtu edhe se raporti i ketyre te fundit me ata qe konsiderohen zyrtarisht si te papune, eshte disa here me i madh, gati 3-4 here. Duke folur qarte per nje nivel zyrtar ende te pranueshem te papunesise ne vendin tone, vetem 12.8%. Ne nje kohe, kur vende te tjera e kane kete tregues disa here me te larte ne kushtet e efekteve negative qe po ushtron ende kriza e zgjatur ekonomike-financiare.

Ndihma ekonomike, 102.290 familje perfituese ne rang vendi

Sa i perket ndihmes ekonomike si te tille, Instituti i Statistikave referon shifren prej vetem 4.195 lekesh qe perfiton nje familje duke e konsideruar ate si “te plote” dhe vetem 3.528 leke per nje ndihme te konsideruar si “e pjesshme”. Sakaq, referuar te dhenave te meparshme te INSTAT-it rreth ketij treguesi, kujtojme se jane plot 102.290 familje ne rang vendi, te cilat e mbajne gjalle frymen e ekzistences se tyre vetem permes ketij fondi minimal te akorduar per muaj nga shteti. Ku vetem 32.736 prej tyre e marrin ate te plote, sepse pjesa me e madhe, plot 70 mije familje shqiptare, perfitojne vetem ndihme ekonomike te pjesshme. Dhe ku shumica nga qarqet Shkoder, Diber, dhe Elbasan, te cilat figurojne te kene realisht edhe numrin me te madh te familjeve perfituese te ndihmes ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›