Personi i akuzuar per vrasjen e adoleshentit shfaqet per here te pare ne gjyq

Banori nga Florida pjese e nje grupi vullnetar per ruajtjen e rendit i cili thote se vrau nje adoleshent te paarmatosur afrikano-amerikan per vetembrojtje doli dje per here te pare ne nje seance gjyqesore. Ky rast ka ngjallur nje debat kombetar ne Shtetet e Bashkuara per racen ligjet per vetembrojtje dhe kontrollin e armembajtjes.
George Zimmerman doli per here te pare para nje gjykatesi ne Florida nje dite pasi u dorezua ne polici ne lidhje me vrasjen e 17 vjecarit Trayvon Martin.
Ishte hera e pare qe publiku shihte dhe degjonte zerin e George Zimmermanit. Gjykatesi tha se kishte gjetur mjaft te dhena per ta vazhduar ceshtjen dhe i tha Zimmermanit se ai do te akuzohej zyrtarisht me 29 maj.
Zimmerman nuk deklaroi fajesine apo pafajesine dje. Ai u vetedorezua tek autoritetet te merkuren ne mbremje pak para se Prokurorja e Posacme Angela Corey deklaroi akuzat kunder tij. Corey u tha gazetareve se do te luftonte per Trayvon Martin
Ne punojme pa pushim per viktimat dhe per te vene ne vend drejtesine per ta.
Zimmerman thote se e qelloi Martinin per vetembrojtje pasi e vuri re adoleshentin ne kompleksin e tij te banesave ku jetonte babai i Martinit. Ai i tha policise se Martin e kishte sulmuar.
Goditja ka ngjallur nje reagim kombetar dhe tubime te udhehequra nga prinderit e Martinit qe kembengulin se i biri eshte vrare. Ata akuzojne gjithashtu Zimmermanin se e kishte vene ne shenjester te birin nga ngjyra e lekures. E ema e Trayvon Martin Sybrina Fulton
Ne thjesht donim ta arrestonim dhe kete e arritem.
Shume vete ne Sanford te Florides ku ndodhi ngjarja i mirepriten akuzat.
Te gjithe ne donim qe kjo ceshtje te merrte rruge dhe te arrinte ne sistemin e drejtesise.
Ishte i vonuar dhe jam i kenaqur qe vendosen te bejne dicka.
Policia ne fillim nuk e akuzoi Zimmermanin per ndonje krim per shkak te nje ligji ne Florida sipas te cilit nje person ka te drejte te vetembrohet dhe te reagoje me force ndaj forces. Prokurorja Corey thote se eshte e gatshme te kunderargumentoje nese Zimmerman e perdor ligjin per vetembrojtje ne gjykate
Nese ky ligj perdoret si argument ne do ta luftojme nese mendojme se eshte e arsyeshme. Nese kthehet ne problem per kete ceshtje do ta kundershtojme ate lloj mbrojtjeje.
Mark OMara avokat i Zimmermanit nuk dha hollesi per strategjine e tij por tha se klienti i tij ishte i shqetesuar se gjyqi mund te mos ishte i paanshem
Ka shume informacion rreth e rrotull dhe ceshtja eshte shume e ngarkuar me emocione nga te gjitha anet e ceshtjes. Duhet qe ti qetesojme gjakrat dhe tia leme zgjidhjen salles se gjyqit.
Nese shpallet fajtor per vrasje te shkalles se dyte Zimmerman mund te perballet me denimin me vdekje.