E Shtunë, 31 Tetor 2026

Personi i aventurave

Checco, një i ri nga Milano, gjithmonë ka ëndërruar të bëhet polic, por pasi dështon për herë të tretë, ai përfundon si roje në katedralen e qytetit. Një film komedi nga kinemaja italiane, e cila vazhdimisht krijon filma të këtillë që thjesht ju bëjnë të qeshni.

Një film italian do të vijë në ekranet tuaja gjatë kësaj jave në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjellë kompania IPKO.

“Che Bella Giornata” është titulli i tij dhe flet për një të ri italian që ëndërron të bëhet polic. Edhe pse dikujt do t’i duket që kjo është një punë e lehtë, nuk është për Checco, sepse a dështon në të gjitha testet e akademisë policore. Këtu edhe ndodh klisheja.

Por, gjërat nuk do të shkojnë ashtu si mendon ai.

Sepse paaftësia e tij do të dalë menjëherë në shesh, ku papritur ai bëhet shënjestra e një terroristi, që me ndihmën e së motrës kërkon ta përdorë Checcon për qëllimet e veta. Pikërisht ky është edhe fillimi i aventurave dhe keqkuptimeve që s’do të kenë të sosur.

Është ky një lloj filmi me Stand-Up komedi, me në qendër karakterin kryesor që në disa momente nuk është shumë argëtues të shikohet.

Mirëpo, “Che bella giornata” është film që harroni kur jeni ulur para televizionit.

Ky film është bërë me regji të Gennaro Nunziato, tregon edhe anën komike të një gënjeshtari të pakompetencë në një diskotekë (këngëtarin dhe aktorin e famshëm Checco Zalone ) i cili, duke iu falënderuar rekomandimeve të ndryshme, arrin të bëhet roje i një monumenti katedrale shumë të rëndësishëm në Milano.

Por, dy arabë, një motër dhe një vëlla, dëshirojnë ta bombardojnë këtë monument dhe vendosin të përdorin rojën e pandërgjegjshëm për planin e tyre të pistë.

Mirëpo, vajza (me emrin Farah) bie në dashuri me Checco për shkak të mirësjelljes dhe sinqeritetit të tij, kështu që vendos ta anulojë planin e saj hakmarrës.

Ndryshe, Checco Zalone (emri i vërtetë i tij është Luca Medici) definohet në Evropë si Mr. Bean numër dy, por kësaj radhe kemi një budalla nga Koloseumi: ai është edhe versioni italian i Johnny English, përderisa shprehitë e tij gjithmonë janë komike, argëtuese, por përplot “fjalë të ndyra”.

Filmi vendos në vijë të gjitha gjërat për Italinë, sidomos ato jo të mirat, për shembull duke filluar nga rekomandimet dhe injoranca e shumicës së italianëve ndaj kulturave të huaja, por nga të gjitha këto gjëra është pikërisht kjo që e bën filmin shumë interesant, sidomos për këtë periudhë kohore.

Filmi është distribuuar nga njëra prej kompanive kryesore në Itali, “Medusa Film” përderisa ka pasur një numër të madh të shikuesve. Ndoshta është filmi që i ka sjellë më së shumti para kinemasë evropiane, veçmas asaj italiane.

Che bella giornata kishte arritur të arkëtonte rreth 19 milionë euro për vetëm pesë ditë, përderisa është njëri prej filmave më të shikuar, pasi që për 12 javë ishte i pari në box –office.

Publiku i huaj nuk do ta kapë humorin lokal, që bazohet në shumicën e stereotipave italiane, veçanërisht në mes të veriut dhe jugut.

Por, komedia, që kryesisht ironizon injorancën e italianëve, sidomos ndaj kulturës arabe, shumë lehtë mund të rezonojë edhe me shikuesin ndërkombëtar, sidomos nëse e sheh më shumë këtë film.

Zalone luan Checcho, që është një djalosh i harbuar mamaje, i cili ëndërron të bëhet karabinier, por gjithmonë nuk i kalon testet.

Kur emërohet roje i kishës, ai do të dashurohet në gruan e bukur arabe me emrin Farah (Nabira Akkari), e cila e bën shok atë, por prapa saj fsheh planin për shkatërrimin e katedrales në shenjë hakmarrjeje për luftën në Gji.

Zalone, i cili pak a shumë i ngjan me aktorin Adam Sandler në humor, është i njohur edhe për humorin e tij kundër politikës.

Mirëpo, i tërë ky tregim do të përfundojë me një shije të mirë.

Vetëm Checcho dhe sharmi i tij do të arrijë që të ndalojë një akt terrorist, që është edhe absurdi i një komedie.

Akkari po ashtu bën një punë të mirë me karakterin e saj, edhe pse përpara ka një mori aktorësh veteranë italianë, si: Tullio Solenghi, Rocco Papaleo dhe Ivano Marescotti që po ashtu ju bëjnë të qeshni.

Edhe aktorët e ardhur luajnë mirë, duke mos harruar këtu edhe Luigi Luciano dhe Michele Alhaique.

Kjo komedi italiane do të shfaqet në kanalin DigiGold nga e hënë në të diel. Në Kosovë këtë kanal ua mundëson ta shihni Kompania IPKO.

-------

Che Bella Giornata

Producentë: Taodue Film, Medusa Film, Sky Cinema

Aktorë: Checco Zalone, Nabira Akkari, Michele Alhaique, Ivano Marescotti, Luigi Luciano, Rocco Papaleo, Tullio Solenghi, Mehdi Mahdloo

Regjisor: Gennaro Nunziante; skenarit: Gennaro Nunziante, Checco Zalone; producentë: Pietro Valsecchi; drejtor i fotografisë: Federico Masiero; dizajner: Sonia Peng: Muzika: Luca Medici, Checco Zalone; kostumograf: Mary Montalto; Montazha: Pietro Morana. Kohëzgjatja: 97 minuta

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›