Vajza në gojën e peshkaqenit

Filmat që kanë për karakter kryesore peshkaqenin janë gjithnjë e më të pranishëm në industrinë e Hollywood-it. I realizuar në 3D, filmi “Shark Nigh” është një film përplot ankth, por edhe tension që do ju bëjë të mos largoheni nga televizioni për më shumë se një orë e 30 minuta.
Sara dhe miqtë e saj shkojnë me një barkë të vogël në shtëpinë e prindërve, në një ishull privat mes një liqeni të kripur.
Të etur për argëtim, ata fillojnë menjëherë zbavitjet në ujë, por kur njëri prej tyre del me krahun e këputur, ata kuptojnë se dikush ka lëshuar në liqe peshkaqenë gjigantë.
Tani pushimet e shumëpritura janë kthyer në një tmerr vdekjeprurës nga ku vështirë se mund të dilet gjallë.
Pasi kemi pasur një mori filmash për fëmijët si peshkaqen atraktiv, stereotipe karakteresh, përfshirë këtu edhe anën intelektuale të tyre e deri te një princeshë që ka pasur një të kaluar të komplikuar – filmi i fundit mund të konsiderohet i të njëjtës kategori sikurse ishte”Piranha3D”.
Filmi nuk bën të shikohet nga personat me moshën nën 18 vjeçare, edhe pse protagonistët e tij janë më të rinj, përfshirë këtu edhe aktorët që luajnë në të.
Peshkaqeni i tillë gjendet në një liqe të kripur të Louisianas.
Askush nuk do ta mendojë se aty do të jetë një peshkaqen i përmasave të këtilla, edhe pse të gjithë personazhet ndoshta nuk e meritojnë një trajtim dhe mbytje të këtillë sikurse e bën regjisori.
I xhiruar në liqenin e Caddo-s, afër Shreveport dhe më skenar të Will Hayes Jesse Studenberg, filmi është në trendët e modës së filmave të fundit trilerë.
Rezultat i këtij filmi, edhe pse nuk ishte pritur të jetë i madh, ishte më i madh sesa pritej.
Filmi do të shfaqet nga e hëna në të diel në javën e fundit të majit në DigiGold, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.
---------
SHARK NIGHT 3D
Regjia: David R. Ellis; Skenari: Will Hayes dhe Jesse Studenberg; Regjia: Gary Capo; montazha: Dennis Virkler; dizajner: Jaymes Hinkle; producentë: Chris Briggs dhe Lynette Howell; Distributor: Relativity Media Company. Kohëzgjatja: 1 orë e 31 minuta.
Aktorë: Sara Paxton (Sara), Dustin Milligan (Nick), Katharine McPhee (Beth), Donal Logue (Sheriff Greg Sabin), Chris Carmack (Dennis), Damon Lipari (Keith), Chris Zylka (Blake), Sinqua Walls (Malik) dhe Alyssa Diaz (Maya).