E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pertej Lampeduzes - Politika e deshtuar ndaj refugjateve e qeverise Berlusconi

Italia po ben dy gjera ne politiken ndaj refugjateve. Po tregon fytyren e saj te shemtuar dhe paaftesine e saj. Ky eshte thene shkurt perfundimi i Marco Paciotti-t koordinatorit per emigracionin ne partine demokratike te Italise. Tri jave kane kalur nga djegia e kampit te pritjes se refugjateve. Qeveria vendosi qe ta shpalle ishullin vend te pasigurte dhe ta mbylle ate per refugjatet Premtimi qe qeveria i ka bere kryetarit te bashkise se ishullit eshte qe ne Lampedusa nuk do te kete me kamp per refugjate. Kam frike se ky eshte nje premtim tjeter i qeverise qe nuk do te mbahet.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Refugjate ne Lampeduza

Kete vleresim ben edhe Laura Boldrini zedhenesja e komisariatit te larte per refugjate. Ajo thekson pasojat e renda qe ka ky vendim dhe druhet se nga kjo mund te kete edhe te vdekur. Sepse ne te ardhmen se paku ky eshte plani shpetimi ne det do te behet nga Sicilia qe ndodhet rreth 200 kilometer me ne veri se paku shtate ore me larg per skuadrat e shpetimit Distanca me e larget do te thote edhe se do te kete me pak mjete shpetimi. Kur ne veshtiresi jane jo nje por me teper anije dhe barkat e shpejta cojne pasagjeret e nje barke tjeter ne Porto Empedocle ne Sicili atehere te tjeret do te lihen ne dore te fatit.
Pervec kesaj eshte e paqarte se cfare do te ndodhe kur sic ka ndodhur shpesh nje anije do te mberrije ne Lampedusa.
Ky urdher i ministrit te transportit eshte i paqarte ne te thuhet vetem se Lampedusa nuk eshte port i sigurte per shpetimin ne det. Sepse ne qofte se nje anije me refugjate zbarkon ne ishull cfare ndodh atehere A u thuhet atyre se duhet te udhetojne edhe shtate ore me te gjitha rreziqet

Boldrini kerkon qe kampi i Lampeduzes te ndertohet sa me pare

Bildunterschrift Distanca me e larget do te thote edhe se do te kete me pak mjete shpetimi.

Pervec kesaj ajo thote se ishte e qarte se dicka e tille do te ndodhte. Ne vitin 2009 ka patur te njejtat probleme nje kryengitje dhe zjarr ne kampin e grumbullimit te refugjateve. Edhe atehere ai ishte i mbushur prej javesh me tuniziane qe do te deboheshin. Dikur situata eskaloi te burgosurit dogjen dysheket disa ndertesa u dogjen. Edhe per kete arsye zedhenesja e UNHCR-se shprehet me tone kritike ne drejtim te qeverise italiane
Komisariati i larte per refugjate i OKB-se nje jave para djegies se kampit nxori nje deklarate per shtyp pasi i kishte shkruar me pare letra te panumerta qeverise italiane. Duke e paralajmeruar qe tensioni ne kamp po eskalon qe atmosfera eshte shume e keqe qe ka njerez qe kane plagosur veten qe ka vazhdimisht perpjekje per tu arratisur dhe greva urie dhe migrantet te dergohen sa me pare ne kampe te tjera. para se te jete vone. Por asgje nuk ndodhi i mbajten 1.200 tuniziane te mbyllur ne nje kamp i cili ka vend vetem per 850 vete. Kjo coi ne venien e zjarrit dhe ne perleshjet me policine. E gjitha kjo do te kishte qene e evitueshme.

Edhe ne te ardhmen do te kete refugjate ne detin Mesdhe

Por udhetimi i tyre ne det do te behej me i rrezikshem ne qofte se qeveria italiane nuk ndryshon qendrim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Flchtlinge aus Tunesien - Mangelnde Perspektiven und groe Trume

Edhe nje here pyes veten kush e merr pergjegjesine ne qofte se ka te vdekur kur vijne pyetjet se perse njerezit ne Lampeduza nuk u ndihmuan. Vitet e fundit ne kemi pare se sa njerez i falenderohen Lampeduzes per jeten e tyre. Kush do ta marre atehere pergjegjesine

Lega Nord partneri populist i djathte racist i Silvio Berlusconit mund te beje tani cfare te doje me kryeministrin e tronditur nga skandalet seksuale sepse ai pa to nuk ka shumicen. Kjo vihet re nder te tjera ne politiken per refugjate te vendit te G 8 Italise per te cilin mund te thuash nuk ekziston.

Autor Stefan Troendle/Angjelina Verbica

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›