Asnje problem me sanksionet - Siemens lidh marreveshje me Sirine

Serish 20 te vdekur nga forcat shteterore te sigurise dhe gjate luftimeve mes ushtrise dhe dezertoreve ashpersim i sanksioneve te BE-se ndaj strukturave te aferta me qeverine - te gjitha keto nuk i bejne pershtypje Siemensit. Koncerni ka lidhur nje marreveshje prej 300 milionesh eurosh me Sirine per zgjerimin e centralit te Nasirijes prane Damaskut njofton me krenari agjencia shteterore siriane e lajmeve SANA.
Siemens planifikon zgjerimin livron dhe instalon paisjet. Ne te njejten kohe BE ve ne zbatim sanksione kunder bankes shteterore siriane tregtare. Ajo mban pjesen kryesore te rezervave siriane te valutave sipas vleresimeve rreth 17 miliarde dollare. BE ka vendosur ne shtate hapa kufizime udhetimi kunder udheheqjes ne vend dhe boseve te ekonomise te lidhur me qeverine ka ngrire llogari bankare dhe ka shpallur nje ndalim importesh per naften siriane mase qe hyn ne fuqi ne muajin nentor. Siemens mesa duket ka te njejtin qendrim si ky sipermarres nga Bavaria i cili gjithashtu vazhdon te jete aktiv ne Siri Ne orientohemi tek rekomandimet e qeverise gjermane dhe BE-se. Sa kohe angazhimi yne ne Siri nuk pengohet nga kuadri ligjor vazhdojme te jemi atje te pranishem.
Me shume se 3.000 vete jane vrare ne Siri qe prej fillimit te kryengritjes se popullit sirian para shtate muajsh thuhet nga OKB. Regjimi perpiqet te tregoje se ka gjithcka nen kontroll. Per kete qellim u organizua nje vizite e kontrolluar rrepte per ata pak gazetare te huaj qe kane ende leje te qendrojne atje kryesisht nga vende arabe mike. Nje korrespondent tregonte per rruge te braktisura dyqane te mbyllura dhe pak banore te mbetur ne Rastan nje nga qendrat e qendreses popullore. Ishin treguar edhe arme me gjase te kryengritesve.
Presidenti Asad thote se Siria ne saje te ndergjegjesimit te larte te popullit te saj e ka kapercyer me te keqen. Ne te vertete regjimi ka nje numer te madh mbeshtetesish. Dhjetera mijera perkrahes regjimi madje foli per nje milion marshuan kete jave ne mbeshtetje te Asadit dhe ne shenje falenderimi per Rusine dhe Kinen te cilat vune veton kunder nje rezolute per Sirine ne OKB. Autori Nir Rosen pas nje qendrimi shtate javesh ne Siri thote se e kupton mbeshtetjen per Asadin.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta te mbeshtetesve te regjimit te Asadit para nderteses se BE-se ne Damask.
Jane te shumta ata qe e mbeshtesin Asadin dhe jo vetem pakica e tij alevite apo te krishteret. Ai ka mbeshtetes edhe ne pjesen qytetare sunite ne qytetet e medha Damask dhe Alepo. Ata i druhen nje lufte civile ose i besojne Asadit. Sherbimi i tij i fshehte dhe elita ekonomike sunite e mbeshtesin regjimin e tij.
Mediet shteterore bejne nje propagande te suksesshme kunder protestave te cilat i cilesojne si terroriste dhe frikesojne me mundesine e masakrave fetare si ne Irak. Ne te vertete dhuna eshte ne rritje dezertore dhe kryengrites sulmojne shtetin i cili mesa duket e pret kete me deshire. Pakicat e frikesuara sipermarresit e suksesshem dhe perkrahesit politike pranojne mesa duket korrupsionin dhe brutalitetin pasi i druhen me shume pasojave te paparashikueshme te rrezimit te Asadit sesa atij vete.
Autor Ulrich Leitholdt / E. Xhani
Redaktoi Mimoza Kelmendi