E Diel, 1 Nëntor 2026

Peru, bie helikopteri, të paktën 14 të vdekur në Ande

Të paktën 14 pasagjerë kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri privat në Ande. Sipas shefit të Policisë peruane, Raul Salazar, skuadrat e shpëtimit kanë gjetur trupat e viktimave brenda mjetit fluturues, i cili kishte rënë në një zonë shkëmbore pranë malit Mamarosa në 4900 metra lartësi. Trupat e pajetë u dërguan në një bazë mjekësore, ku ndodheshin ekspertët mjekoligjorë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale peruane, tha Salazar për televizionin Canal N. Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i njohur, por thuhet se 11 prej tyre ishin turistë të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›