Sarkozy “kërcënohet”, kërkon 10 truproje!
Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozi, ka kërkuar nga shteti dhjetë truproje për mbrojtjen e tij dhe të familjes së tij. Kjo mbrojtje qeverisë së Francës do t`i kushtonte mbi 700 mijë euro.
Sipas ligjit francez, të gjithë ish presidentët, kryeministrat dhe ministrat e punëve të Brendshme, kanë të drejtë në mbrojtje të përjetshme.
Ajo për çka Sarkozy dallon nga kolegët e tij është fakti se kërkon një numër të madh truprojash, ndërsa shumica e të tjerëve i kanë dy ose tre të tillë.
Çmimi për një truproje të angazhuar për mbrojtjen fizike të një zyrtari është 72 mijë euro në vit. Sipas kësaj llogarie, mbrojtja që ai kërkon do të kushtonte 720 mijë euro.
Nga burime të afërta me Sarcozyn mësohet se bëhet fjalë për shqetësime serioze për sigurinë e tij.
Të mos harrojmë se ish presidenti francez disa herë ka qenë shënjestër i sulmeve.