E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përurohet Pallati i ri i Sportit të lojërave me dorë “Farie Hoti”

Sportistët e Klubit Sportiv Tirana kanë mundësinë të stërviten në një sallë bashkëkohore dhe me standarde të larta.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përkrah emrave të mëdhenj të sportit që na dhuruan të tjera medalje vitin e shkuar, si: Briken Çalja, Izmir Smalaj e Alban Beqiri, si dhe figura të Tiranws ndër vite inauguruan sot ambientet e reja të Pallatit të Sportit të lojërave me dorë “Farie Hoti”. 

Në këtë sallë, që mban dhe emrin e një prej ikonave të volejbollit të Tiranës, janë mbajtur kampionate dhe aktivitete sportive të ndryshme si në boks, judo, taekwondo, mundje etj., të cilat tashmë do të zhvillohen në kushte bashkëkohore dhe moderne. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›