Ronaldo është gati t’i thotë lamtumirë Mançester Junajtid

Gola, rezultate, trofe dhe rekord pas rekordi. Cristiano Ronaldo gjithmonë dëshiron më të mirën. Kontrata e kampionit portugez skadon në vitin 2023, por mund të largohet në mënyrë sensacionale nga Manchester United një vit më parë. Arsyeja, sipas Daily Star, duhet gjetur te trajneri i radhës i Djajve të Kuq: nëse trajneri që do të zëvendësojë Rangnick nuk i përshtatet, do të jetë lamtumirë.
Emrat e vlerësuar aktualisht nga drejtuesit janë ata të Pochettino (ai mund të largohet nga PSG për shkak të Zidane), Ten Hag dhe Rodgers edhe nëse vullneti i CEO Arnold është t’u japë tifozëve një profil që e kthen skuadrën në majat e futbollit evropian. Sigurisht, CR7 nuk e priste një rikthim të tillë pas lamtumirës së verës me Juventusin: United është 22 pikë prapa liderit City – edhe pse dy ndeshje më pak – dhe tashmë është jashtë luftës për titull.