Perurohet linja 400 kw Shqiperi-Mali i Zi

Investimi me vlerë 43 milionë euro i financuar nga qeveria gjermane sipas kryeministrit është një tjetër element i rëndësishëm në projektin e qeverisë “Shqiperia vend i zhvilluar deri në 2017”.
“Së shpejti do të fillojë punimet për linjën me Kosovën, Tiranë-Prishtinë dhe më pas Tiranë-Shkup, Unaza e Jugut dhe disa rindërtime të tjera për rrjetin energjitik, e bëjnë Shqipërinë me një sistem energjitik për të mbështetur plotësisht rritjen dhe zhvillimin e shpejtë, por janë dhe një bazë e shkëlqyer për realizmin e një projekti të veçantë. Shqipëria superfuqi e vogël energjitike në rajon”, tha kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha tha se qeveria do të vazhdojë investimet në këtë fushë përmes të cilave sipas tij do të finalizohet një tjetër projekt “Shqipëria superfuqi e vogël energjitike në Ballkan”.