E Diel, 1 Nëntor 2026

Përurohet memoriali për nder të policëve të vrarë

Është përurur sot memoriali në nderim të punonjësve të policisë të cilët kanë rënë në krye të detyrës.
 

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj theksoi se policët e vrarë do të mbeten përherë në altarin e ndritur të kombit dhe akti i tyre do të kujtohet si një shembull nga të gjithë.

"Sot jemi në një ditë të veçantë pasi po përurojmë memorialin e punonjësve të policisë që kanë dhënë jetën në detyrë. Ata besonin se një botë e çliruar nga bota e krimit është më e mirë dhe për këtë luftuan. Emri i tyre është gdhendur në kujtesën e shoqësirë shqiptare. Mirënjohja e shprehur në këtë ditë është treguesi më i lartë i ndjenjave të vlerësimit” tha Burgaj.
 

Ai gjithashtu theksoi se institucionet e policisë së shtetit do të bëjnë ç`është e mundur për strehimin, arsimimin dhe punësimin e fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës.

Ndërsa ministri i brendshëm Flamur Noka ka theksuar se të gjithë përkulen me nderim para atyre që ranë në krye të detyrës dhe kthyen në simbole të ruajtjes së rendit.
 

Në ceremoninë e inagurimit të memorialit ka marrë pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›