Shtyhet seanca për çështjen "Remzi Hoxha"

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën gjyqësore për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ku mbrojtja do të jepte konkluzionet për çështjen.
Menjëherë pas seancës, djali i Remzi Hoxhës, Adrian Hoxha ka bërë sërish apel për gjetjen e eshtrave të babait të tij duke ofruar edhe një shpërblim për informatorin.
“Duam të dijmë vetëm ku gjenden eshtrat e babait tim dhe ofrojmë edhe një shpërblim për këdo që na tregon se ku gjenden eshtrat e tij” tha Adrian Hoxha.
Ndërkohë më herët prokuroria ka kërkuar pushim të çështjes për dy ish punonjësit e SHIK-ut Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin të cilët gjatë gjyqit janë paraqitur në sallë.
Ndërsa ka dhënë 13 vjet burg për Iliri Kumbaron. Në bazë të hetimeve të kryera nga organ i akuzës nuk provohet se Sefgjini dhe Koldashi kanë qënë të përfshirë në torturimin e më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Ndërsa për Ilir Kumbaron kjo gjë është provuar dhe ai dënohet me 13 vjet heqje lirie në mungesë, pasi ai për vite me rradhe i është fshehur drejtësië dhe vazhdon ti fshihet me zgjuarsi pasi iu arratis drejtësisë britanike në fund të vitit 2011.
Ndërkohë në 21 tetor u mbushën plot 17 vjet nga zhdukja e biznesmenti Remzi Hoxha.