E Martë, 3 Nëntor 2026

Përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut

PRISHTINË, 12 prill /ATSH/ Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë përuruar pikën e përbashkët kufitare Hani i Elezit – Bllacë.

Udhëheqësit e të dyja vendeve thanë se tash e tutje qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës dhe se modeli i kalimit kufitar të përbashkët “One Stop Shop”, do të mundësojë lëvizje më të shpejtë dhe bashkëpunim më të mirë.

Sipas njoftimit, ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Në ceremoninë e përurimit të këtij pikëkalimi morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe homologu Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri i parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e përbashkëta të kalimit kufitar të parashikuara sipas Protokollit të Zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, të nënshkruar në nëntor 2024 gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›