E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sudani njeh shtetësinë e Kosovës

Sudani ka njohur Republikën e Kosovës ndërsa të dyja vendet kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik që po mbahet në Antalia. Njohja e Kosovës nga Sudani vjen disa ditë pas njohjes nga Kenia.

Përmes një postimi në rrjetin social X, presidentja Osmani shpreh mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike.

“Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, ka deklaruar Osmani në X.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›