Perurohet rikonstruksioni i bulevardit ne Njesine 2 ne Tirane
Bashkia e Tiranës ka përuruar paraditen e sotme përfundimin e rikonstruksionit të plotë të bulevardit “Petro Nini Luarasi” tek Njësia Bashkiake Nr.2 në kryeqytet.
Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha ka premtuar se brenda dy viteve do të asfaltojë edhe 250 km rrugë të paasfaltuara në kryeqytet, ndërsa akuzoi ish kryebashkiakun Rama se në 11 vite punoi vetëm në 3 akse.
“Në 11 vite u punua vetëm në 3 akse dhe ne nuk mohojmë se nihilizmi nuk është morali ynë, u punua në 3 akse kryesore dhe u mohua gjithçka tjetër aty ku ishte 80% e banorëve. Ndjehesha i turpëruar se po të dalësh nga qendra e Tiranës zbret në baltë. E vërteta është se inventari i rrugëve të paasfaltuara është mbi 250 km, por e vërteta tjetër është se sado të kushtojë ne do i asfaltojmë ato brenda 2 viteve që vijnë. Ne do bëjmë gjithcka që fshatrat të kenë infrastrukturën e qytetit, por përderisa qyteti ka ende rrugë me baltë, kjo është e papranueshme”- theksoi kryeministri, i cili shtoi se me votën e tyre në vitin 2011 qytetarët e Tiranës i prenë faturën për në autobusin mavi ish-kryetarit, iu them se çelët një kapitull të ri për Tiranën.
Nga ana e tij kryebashkiaku Lulzim basha theksoi se bashkia sot gëzon besimin e qytetarëve dhe se ky institucion qëndron larg luftës politike.
“Bulevardi ‘Petro Nini Luarasi’ dhe disa rrugë të tjera prej dhjetra vitesh dergjeshin në kushte të papranueshme. Sot me përfundimin e punimeve me besimin që keni tek bashkia e Tiranës, e cila qëndron larg frymës politike, larg luftës politike që i kushtoi banorëve rrugën e pashtruar ne mundëm të realizojmë këtë vepër. Në partneritet me qeverinë Berisha do bëjmë të mundur nisjen e rikualifikimit urban për shumë rrugë të tjera në Tiranë”.