Kryeministri Erdogan kercenon
Erdoan ka sulmuar, me fjalë dhe në shesh. Kaq ka mjaftuar që protestat të shpërthejnë sërish.
Një ditë më parë kryeministri turk me tone të forta është shprehur se dhe durimi ka një kufi. Protestat duhet të merrnin fund. Ndërkohë që në shesh kanë zbritur dhe mbështetës të qeverisë islamiko – konservatore.
“Jam vërtet e kënaqur. Kam pritur këtu për tre orë. Por nuk ka rëndësi, për ‘të mund të pres dhe 24 orë të tjera.”
Si në Ankara ashtu dhe në Stamboll kanë shpërthyer përplasje të tjera të dhunshme mes manifestuesve dhe forcave të rendit që kanë shpërndarë protestuesit. Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur.
“Kryeministri duhet të kuptojë që na ofendon kur na cilëson kriminelë dhe të dehur. Sa më të dhunshme të jenë fjalimet e tij aq më shumë njerëz do zbresin të protestojnë në rrugë. Nëse ai nuk do të kishte thënë atë që tha një ditë më parë, unë nuk do të kisha dalë për të protestuar.”
Protesta kundër qeverisë nisi nga nëj manifestim në mbrojtje të Gezi Park, hapësirë e gjelbër në qendër të Stambollit. Por tashmë kërkesat janë më shumë se aq. Fillimisht kërkohet braktisja e planit urbanistik në Stamboll dhe dorëheqja e përgjegjësve të shtypjes me dhunë të manifestimeve paqësore. Gjatë përlesgjeve që shënojnë ditën e dhjetë, kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur me mijëra të tjerë.