Perurohet rruga karakteristike Pazari i Krujes-Kala
Ne vijim te vizites ne qytetin e Krujes, Kryeministri Berisha, i shoqeruar nga Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango dhe autoritete vendore peruroi dje rrugen e re karakteristike Pazari i Krujes - Kala, investim i qeverisjes vendore. Me pas, nen shoqerine e shume qytetareve te Krujes, Kryeministri pershkoi kete rruge deri ne Kalane Muze te qytetit. Me kete rast, Berisha perkujtoi me nderim dhe respekt figuren legjendare te heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, ne 540 vjetorin e ndarjes se tij nga jeta. Kryeministri e vleresoi ate si prijesin e perjetshem te shqiptareve, si pjese te qyteterimit perendimor dhe perpjekjeve te ketij qyteterimi per te ruajtur vlerat e medha dhe lirine.
Kryeministri u shpreh se kjo dite u kremtua me inaugurimin e nje sere investimesh te rendesishme, qe e bejne qytetin e Krujes me te bukur dhe me funksional per jetesen e qytetareve, si dhe me te pershtatshem per pritjen e fluksit gjithnje ne rritje te turisteve. Berisha garantoi qytetaret e Krujes se ky qytet do te mbetet gjithmone ne qender te vemendjes se qeverise, e cila, nepermjet investimeve, synon ta shnderroje kryeqytetin historik te shqiptareve, ne nje vend te standardeve te larta. "540 vjetorin e ndarjes nga jeta te prijesit te perjetshem te shqiptareve, por do te thosha edhe te nje prej prijesve me te shquar te lirise se te gjitha kombeve, Skenderbeut, ne e nderuam dhe e kremtuam duke inauguruar nje seri investimesh te rendesishme qe e bejne qytetin e Krujes, kryeqytetin historik te shqiptareve, nje qytet me te bukur, me funksional, me te pershtatshem per jetesen e qytetareve, por, natyrisht, edhe per fluksin e madhe te turisteve ne rritje, sepse ketu vijne jo vetem qindra dhe mijera vizitore shqiptare te te gjitha aneve, por edhe qindra e mijera te huaj, sepse Skenderbeu eshte pjese e qyteterimit perendimor dhe e perpjekjeve te ketij qyteterimi per te ruajtur vlerat e tij te medha, per te ruajtur lirine," tha Berisha. Kryeministri tha dhe se "Edhe njehere dua te pershendes te gjithe qytetaret e Krujes dhe mbare shqiptaret dhe t'i siguroj se Kruja mbetet ne qender te vemendjes se kesaj qeverie, ne menyre qe nepermjet investimeve ta beje Krujen nje qytet model. Skenderbeu i dha famen, ndersa ne do t'i dhurojme infrastrukturen."