E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet sheshi Shqiponja

Aktivitetet në prag të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nuk kanë të ndalur. Në qendër të Tiranë sot është bërë edhe përurimi i sheshit, “Shqiponja”, ndërsa në mes të sheshit është vendosur dhe memoriali “Shqiponja” që është simbol kombëtare i gjithë shqiptarëve.

Simboli i Shqiponjës simbolizon edhe gjithë sakrificën e popullit tonë për liri ndër shekuj.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptarë, kryetar komunash nga e gjithë hapësira shqiptare si dhe personalitet dhe qytetarë të shumtë.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 nëntorin. Ai ka thënë se sot shqiptarët e gëzojnë lirinë falë sakrificës së të parëve tanë.

“Të falënderoj ideatorët që shkrin mendjet e tyre, aftësitë e tyre për këtë monument madhështor. Të gjithë shqiptaret kudo që janë, u uroj gëzuar 28 nëntorin. Le të urojmë së bashku me përpjekje të mëdha të frymëzuara nga vepra e tyre që bënë të mundu që ne sot të jemi të lirë, për të bërë përfundimisht idealin, më sublim, idealin e bashkimit kombëtare, kudo që janë. Le të urojmë të rinjtë shqiptarë, të fluturojmë gjithnjë flamurin e Skënderbeut”, ka thënë Berisha.

Lazim Destani, ideator i këtij projekti, ka përshëndetur të gjithë qytetarët e Tiranës për këtë projekt madhështor.

“Të parët tanë dhanë gjithçka nga vetja dhe të mësojmë nga historia për të ndërthur vendin, për të siguruar lumturinë. Dua të falënderoj autoritetet e vendit dhe të gjithë qytetarët e Tiranës për realizimin këtij projekti simbolik për nder të festës sonë kombëtare. Dëshira më e madhe e çdo shqiptari të jemi të bashkuar, ekonomikisht në mënyrë për ta bërë realitet ëndrrën e bashkimit kombëtarë”, ka thënë Destani.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka thënë se data 28 nëntor është data më e ndritshme e gjithë historisë së popullit shqiptar. Ai ka shtuar se shqiptarët tash duhet të synojnë integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

“Dita 28 nëntor e viti 1912 është dita me ndritshme e historisë, ditën e shpalljes e synimit të kthimit të madh të popullit drejte të ardhmes evroperëndimore që ishin shkëputur padrejtësisht. Të gjithë shqiptarët janë krenarë për të arriturat. Ne shqiptarët e Kosovës jemi shumë krenar që kontribuuan në forcimin e kësaj feste. Sot Shqipëria është shtet në NATO dhe unë jam shumë i bindur se përmbyllja e suksesshme e këtij procesi do të kremtohet si në Shqipëri, edhe në Kosovë në integrime euroatlantike”, ka thënë Mustafa.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›