Shurupi për koll vret 13 persona në Pakistan

Të paktën 13 njerëz kanë vdekur, ndërkohë që 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë, në qytetin pakistanez Lahore, të cilët kanë vdekur pas marrjes së një shurupi për kollën.
Viktimat ishin të moshës mes 15 dhe 35 vjeç. Ndërkohë policia arrestoi farmacistin, i cili ka shitur ilaçin "Tyno", i cili përdorej për lehtësimin e kollës.
Dy ditë më parë, njerëz të shumtë pasi kishin përdorur shurupin shkuan në spital me simptoma të rënda helmimi, ndërkohë që mjekët zbuluan se ata kishin konsumuar të njëjtin medikament për kollën.
Autoritetet pakistaneze kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.