Përveç detit, kemi gjithçka tjetër, Përmeti çel sezonin turistik veror
Përmet- Qyteti i Përmetit ka çelur sezonin turistik veror nën sloganin Përveç detit, kemi gjithçka tjetër….
Nën një atmosferë feste, kështu Përmeti ka promovuar në syrin e shumë qytetarëve të ftuara që merrnin pjesë, turizmin e saj alternativ.
Pjesë e ekspozimit të këtij sezoni ishin kantinat, punishtet e djathit, qumështit, glikosë traditcionale, bletarisë dhe prodhimet e amvisave.
Për herë të parë këtë vit, qyteti promovon një rrjet të shërbimesh turistike të harmonizuara edhe me komunat fqinje.
Kreu i Bashkisë së Përmetit Gilbert Jaçe shprehu pritshmëritë e tij se ky sezon do të jetë më i mbarë se vitin e kaluar.
Ai tha se herë të parë këtë vit është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me njësitë vendore fqinje për të mundësuar koordinimin për shërbime turistike të integruara.
Sfida me e madhe e turizmit alternativ në këtë zone sipas z. Jace mbetet mungesa e duhur e promocionit dhe shërbimet ende në fazën fillestare që ofrojnë guest-houset.
Ujërat termale të Bënjës apo bredhi i Hotovës mbeten destinacione të preferuara dhe të veçanta të qytetit por edhe Ballkanit.