E Diel, 1 Nëntor 2026

14 muxhahedinët, Teherani-Tiranës Zyrtare: Kërcënim i sigurisë kombëtare

muxhahedinveTiranë- Disa ditë pas sistemimit në vendin tonë të 14 prej 210 muxhahedinëve iranianë vijnë edhe reagimet e para nga Teherani.

Sipas agjencisë së lajmeve iraniane Fars News Anëtari i Bordit Kryesues i Parlamentit iranian Baqer Hosseini Seyed paralajmëron Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihet ndryshe me emrin Muxhahedinët e popullit iranian do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit.

Qeveria e Shqipërisë duhet të shmangë përsëritjen e të njëjtit gabim që kanë bërë vendet e tjera në lidhje me pritjen e anëtarëve të MKO, sepse këta njerëz janë të rrezikshme edhe për sigurinë kombëtare të atij vendi dhe gjithë rajonit, paralajmëroi Hosseini.

Organizata MEK konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmadinexhadit në Iran. Janë afër tremijë anëtarë të saj që prej vitesh ndodhen të strehuar në Irak.

Rreth disa muaj më parë, kryeministri i vendit pranoi kërkesën e zv/Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit për çështjet e Lindjes së Afërt,  Barbara Leaf së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler, për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve nga kampi Ashraf i Irakut.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mirënjohje për këtë vendim, ndërsa vendimi u mor gjatë vizitës së ish sekretares amerikane Hillary Klinton në Shqipëri vjeshtën e kaluar.

Që prej vitit 1979 organizata Mojahedin-e-Khalq është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhëtarët e atdheut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›