E Diel, 1 Nëntor 2026

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Biblioteka Kombëtare solli sot në vëmendje korrespondencën mes Faik Konicës dhe at Shtjefën Gjeçovit.

Nëpërmjet një letre, që Faik Konica i drejton at Shtjefën Gjeçovit, ai ngre shqetësimin për gjuhën shqipe dhe çështje të tjera të kulturës dhe aktualitetit të kohës.

Dorëshkrimi, që ruhet në fondin e Bibliotekës Kombëtare, është dëshmi e një dialogu të thellë intelektual mbi çështjen kombëtare, kulturën dhe fatin historik të shqiptarëve. Kjo letër kujton se, pavarësia është jo vetëm një akt politik, por edhe një projekt kulturor e shpirtëror. Me Kosovën e pavarur, ajo që dikur formësohej vetëm në mendim dhe letër, sot, jetohet si shtetësi dhe dinjitet.

Dorëshkrimi ruhet në fondet e BKSh, si pjesë e trashëgimisë dokumentare kombëtare.

1 nga 4

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›