E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, anulohet lundrimi i trageteve të linjës Sarandë-Korfuz

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Kapiteneria e Portit Sarandë ka ndaluar sot dhënien e lejeve dhe çdo dalje në det të mjeteve lundruese, për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.

Drejtori i portit të Sarandës, Admir Malaj konfirmoi për ATSH-në se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, që arrijnë deri në 6 të shkallës Beaufort (shpejtësia e erës mbi 40 km/orë), ditën e sotme është ndaluar dalja në det e mjeteve lundruese.

Këtu përfshihen edhe mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Po ashtu është pezulluar edhe lëvizja e tragetit të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas, deri në një njoftim të dytë.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›