E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perzgjidhet bukuroshja per "Miss Univers 2008"

Bukuroshja qe do te perfaqesoje Shqiperine ne "Miss Universe 2008" eshte modelja 19- vjecare Matilda Mecini. Mbremja e se premtes ka qene me fat per 19-vjecaren, e cila do te udhetoje drejt Vietnamit per te perfaqesuar vendin e saj ne konkursin e madh te bukurise. Ishte nje "maratone" bukurie, nje sfilate prej se ciles u perzgjodhen tre vajza fituese, mes te cilave ajo qe do te mbaje fashen e Shqiperise ne konkursin e bukurise, Matilda Mecini.

Ajo eshte basketbolliste dhe modele e JMC-se qe ka pozuar me pare dhe me veshjet e butikut "Cavalli" ne Shqiperi. Por, pas kesaj te se premtes mbrema, dita e saj e madhe do te jete 14 korriku 2008, kur ajo do te ngjitet ne skenen e "Miss Universe" qe kete vit do organizohet ne Vietnam. Ishte Fadil Berisha, kryetari i jurise, qe perzgjodhi fituesen, qe ne te njejten kohe eshte edhe fotografi zyrtar i "Miss Universe", i cili ndihmon me pervojen nderkombetare ne perzgjedhjen e nje vajze qe ta perfaqesoje sa me denjesisht Shqiperine. Ai eshte ketu vetem per te ndihmuar ne kete pike, pasi pjesa tjeter eshte e "Jeta Media Company" qe mban licencen zyrtare per te derguar bukuroshen perfaqesuese ne konkursin nderkombetar te bukurise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›