E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oret e gjata ne prokurori te Kosta Trebickes

Dy dite me radhe, biznesmeni Kosta Trebicka i eshte pergjigjur te gjitha pyetjeve te bere nga ana grupit hetimor i dosjes "Gerdeci". Ai ka hyre pa rene ne sy ne Prokurorine e Pergjithshme dhe ka dhene shpjegime ne lidhje perjashtimin e tij per paketimin e fishekeve qe do te bliheshin nga "Meico", si nenkontraktor i firmes amerikane AEY. Pronari i firmes "Xhoi" eshte detyruar qe per me se dhjete ore ne dy dite te tregoje gjithcka dinte dhe se do te paraqitet ne organin e akuzes sa here te jete e nevojshme deri ne perfundim te hetimeve. Trebicka eshte shprehur se do te shkoje edhe ne Kongresin amerikan per te dhene shpjegime me 17 prill dhe se javen e ardhshme udheton drejt SHBA-ve. Ai ka bere fajtor kreun e MEICO per shmangien si nenkontraktor dhe zgjedhjen e Mihal Delijorgjit ne vend te tij. Po keshtu pergjimi i bisedes telefonike ne korrik te vitit te kaluar midis tij dhe Efraim Diverolit dhe lidhjeve te tjera.

Prokuroria: Do ripyeten edhe punetoret e mbijetuar

Grupi hetimor, pas keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe rindertimit te skenes se shperthimit e shkaqeve te tij me 15 mars, do te rimarre ne pyetje dhe te mbijetuar te fabrikes se demontimit. Keta te fundit jane pyetur fillimisht ne lidhje me diten e ngjarjes, duke treguar detaje. Mesohet se jane te pakten 80 deshmi te punetoreve dhe banoreve te mbijetuar nga shperthimi tragjik. Nderkohe qe grupi i hetimit do te pyese edhe persona te tjere, te cilet kane mbijetuar, por qe nuk kane mundur dot te kontaktohen per shkak te shperndarjes se tyre ne familjet e te afermve. Te mbijetuarit e shperthimit kane dhene shpjegime ne lidhje me momentet e para te ngjarjes ne fabrike, menyren sesi ishin punesuar, pagesen e tyre dhe procesin qe kryenin. Nga ana tjeter te gjithe te mbijetuarit qe jane pyetur ne prokurori dhe qe kane dhene shpjegime, kane deklaruar se ne fabrike ka pasur edhe femije, te cilet kryenin te njejtin proces demontimi.

Shperthimi demtoi 3700 peme

Grupi i specialisteve te bujqesise ka identifikuar rreth 3700 peme frutore dhe ullishte te demtuara ne zonen e Gerdecit, nga shperthimi i ndodhur me 15 mars te ketij viti. Drejtori i Bujqesise per Tiranen, Hajdar Kuci, tha se nga kjo shifer, 1100 peme kane qene ullinj ne prodhim, ndersa te tjerat kumbulla, pjeshke, molle etj. Sipas tij, komisioni me eksperte po punon per vleresimin e kostos reale te ketij demtimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›