E Diel, 1 Nëntor 2026

Përzgjidhet formacioni më i mirë për javën e parë në Kategorinë Superiore

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Pas përfundimit të javës së parë të edicionit të ri të Superiores, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet e lojtarëve që spikatën në pesë sfidat e zhvilluara.

Formacioni i përzgjedhur vjen në skemën 4-3-3, me lojtarë nga tetë prej dhjetë skuadrave të Superiores.

Në portë është përzgjedhur Pano Qirko (Partizani), ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Konstantinos Dionellis (Vora), Bruno Lulaj (AF Elbasani), Dion Vata (Partizani) dhe Abdurraman Fangaj (Teuta).

Në mesfushë janë Orgi Cena (Laçi), Altin Kryeziu (Egnatia) dhe Ibrahim Diabaté (Egnatia), ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Charles Bismark (Skënderbeu), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Briajan Gjyla (Vora).

Për paraqitjen e skuadrës së tij në javën e parë, vlerësimi për trajnerin e javës i është dhënë Arjan Bellajit të Vorës, pas fitores 1-0 ndaj Dinamo City.

/gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›