E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë deputetë të PS-së do të hyjnë në Kuvend

Këta pesë deputetë u kanë bërë thirrje edhe deputetëve të tjerë të PS-së që javën e ardhshme të futen në Kuvend.

Pikërisht javën e ardhshme do të merret edhe vendimi i Bashkimit Evropian për kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendin kandidat. Njëri prej nismëtarëve të futjes në Parlament, deputeti Marko Bello tha se grupimi për mendim ndryshe po përgatisin një rezolutë që të kthehen javën e ardhshme në Parlament.

“I kërkojme të gjithë deputeteve të opozitës të rishikojnë vendimin për bojkotin e Kuvendit dhe të jenë prezent në seancën kuvendore të datës 16 nëntor me synimin për ta bërë grupin kuvendor të opozitës pjesmarrës në këtë moment të rendesishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët”, theksoi Bello.

“Ne, një grup politikanësh të opozitës; në respekt të ëndrrës dhe aspiratave të shqiptarëve për një Shqipëri evropiane; jemi me një konsensus maksimal politik dhe angazhim e mbështetje të gjerë nga publiku për realizimin e objektivave madhore të integrimit të vendit tonë në NATO e BE; me vlerësimin maksimal për ndihmën dhe mbështetjen  e institucioneve të BE dhe të vendeve të saj anëtarë për kapërcimin e tranzicionit të veshtirë nga sistemi komunist në atë demokratik, dhe më tej drejt anëtarësimit në BE; mirënjohës për vullnetin e të gjitha vendeve evropiane për të bërë Shqipërinë përfundimisht pjesë të një procesi të pakthyeshëm anëtaresimi në BE”, thuhet në deklaratë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›