Berisha: Bojkoti i PS nuk do ta bllokojë integrimin
“Më këtë bojkot që po bëni nuk do të bllokoni asnjë proces të vetëm të integrimit të këtij vendi në BE pas heqjes se regjimit të vizave. Nuk mund të dënohet një vend sepse do një individ”, ka deklaruar Berisha para deputetëve të Kuvendit.
“Ja ku i ke karriget, krijo komision parlamentar dhe heto zgjedhjet. Këto procese janë për të gjithë shqiptarët, PS nuk mund ta përjashtojë veten nga këto procese, opozita nuk ndërtohet kështu” iu drejtuar Berisha Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka vlerësuar zhvillimet e bëra gjatë vitit të fundit në vend, duke theksuar këtu zgjedhjet e qershorit, sipas të cilit plotësuan standardet dhe shënuan daljen e Shqipërisë nga lista e zezë e zhvillimit të zgjedhjeve jodemokratike. Berisha tha gjithashtu se 6 muajt e dytë të këtij viti kanë qenë të mbushura me momente historike.
“Gjashtë muajt e dyta të këtij viti kanë qenë muajt e mbarësisë për shqiptarët. Në 3 ditët e fundit ka patur zhvillime të mëdha. Parlamenti Evropian miratoi rezolutën që kërkon heqjen e vizave për shqiptarët menjëherë pas plotësimit të kushteve. Dje Këshilli i Ambasadorëve të BE vendosën që kërkesën e vendit kandidat t’ia kalojnë për shqyrtim Këshillit të Evropës ditën e hënë. Këto janë tre ditë të mëdha me zhvillime të mëdha për çdo familje shqiptare për shoqërinë shqiptare në tërësi dhe shqiptarët kudo që janë”, nënvizoi kryeministri shqiptar.
Sipas tij, lëvizja e lirë e shqiptarëve për në vendet e BE-së është çëshjte kapitale, ndaj ka premtuar Berisha, do të realizohen të gjitha kushtet për këtë liberalizim. “Erdha këtu për të siguruar shqiptarët së qeveria ime bashkë me ju, çështjen e heqjes së vizave e ka çështjen më kapitale. Do plotësojmë çdo kërkesë për plotësimin e standardeve , do plotësojmë çdo reformë, në mënyrë që gjatë vitit të parë të këtij mandati shqiptarët të mund të lëvizin të lirë në të gjithë Evropën” deklaroi kryeministri.
Gjithashtu, Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe aleancën midis Spartak Ngjelës, ish-deputet i PD-së dhe Edi Ramës, që sipas tij, është një aleancë intime. “Rama dhe Ngjela janë bashkuar, është dëshira e tyre. Por ata kanë ndarë gjëra intime. Por politika nuk është intimitet”, tha kryeministri.