Pesë mijë gra vriten për nder

New York, 6 mars NOA Studimet e Organizatës
së Kombeve të Bashkuara kanë arritur në përfundimin se rreth 5 mijë gra në
gjithë botën, humbasin jetën si pasojë e vrasjes për nder. Shifra është bërë publike në prag të 8 Marsit,
Ditës Ndërkombëtare të Gruas, nga Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara
për të Drejtat e Njeriut, Navi Pilaj, e cila ka dënuar dhunën ndaj grave.
Në një letër të hapur Komisionerja e OKB-së, thotë se Kombet e Bashkuara vlerësojnë se në botë 5 mijë gra vriten nga anëtarët e familjeve të tyre në të ashtuquajturat vrasje të nderit.
Letra thotë se një numër i madh i sulmeve ndaj grave në familje mbetet i pazbuluar dhe nuk dënohet.
NOA/EL