E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gorbaçov kritikon ashpër liderët aktual rusë

Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbaçov ka kritikuar ashpër ditën e premte autoritetet aktuale ruse për dështim në funksionimin e demokracisë dhe për rikthim në procesin e reformave të filluara prej tij me perestrojkën në vitet 1980.
"Partia Rusia e Bashkuar e drejtuar nga kryeministri Vladimir Putin funksionon njëlloj "si Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, dhe më keq", akuzoi Gorbaçov në mënyrë direkte kreyminsitrin rus.
"Kemi institucione, kemi një parlament, edhe pse nuk e di nëse mund ta quajmë këtë parlament. Duket se kemi gjithçka dhe asgjë. "- kritikoi lideri i fundit i Bashkimit të Republikave Sovjetike Ruse, BRSS.
Gorbaçov gjatë paraqitjes së një raporti me rastin e 25-vjetorit të perestrojkës.
Ish-lideri komunist rus, i cili në vitin 1985 u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste, vuri në zbatim në vitet e mëpasshme reformat e perestrojkës, politikën e ristrukturimit ekonomik që mbështetet veçanërisht në praktikën glasnost (transparencë).
Raporti i paraqitur nga fondacioni Gorbaçov thekson se reformat e perestrojkës janë "aktuale" në Rusinë e sotme.
Gorbaçov, fitues i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1990 për përpjekjet që kontribuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, është po aq i respektuar në Perëndim sa dhe është i kritikuar në Rusi për politikën e tij, që e ka futur ish-BRSS-në në kaos ekonomik dhe ka çuar në shpërbërjen e preandorisë së ndërtuar nga Moska.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›