Pesë shqiptarë në pranga, bënin jetë luksi me paratë e prostitutave
Një organizatë prostitucioni dhe droge e drejtuar nga pesë shqiptarë, është shkatërruar në Itali mëngjesin e tetë gushtit. Policia e Italiane bën me dije se nga përfundimi i një investigimi të policisë së Genovas kryer për disa muaj me radhë, është lëshuar urdhër arresti për 5 shqiptarë, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Siç shkruajnë mediat italiane shqiptarët shfrytëzonin femra me shtetësi shqiptare dhe rumune, dhe paratë e fituara i harxhonin në kazinotë më të shtrenjta e më luksoze të Italisë, ndërsa vajzat mbaheshin të mbyllura, duke u syrvejuar nga bashkëshortja e një prej të arrestuarve e cila ndërhynte dhe përzgjidhte klientët për prostitutat. Investigimi i policisë nisi me vëzhgimin e dy vajzave që prostituonin rrugëve të lagjes Sampierdarena ka çuar në arrestimin e katër Shqiptarëve që sipas të dhënave ishin kapobanda e organizatës së prostitucionit. Nga hetimet u arrit të kuptohet se vajzat në fakt shfrytëzoheshin nga tutorë të huaj, por që punonin e paguheshin nga shqiptarët. Falë mbështetjes së agjentëve të policisë, vajzat në fjalë kanë gjetur kurajon të denoncojnë personat që i shfrytëzonin.
Hetimet
Hetimet ndërkaq zbuluan edhe mënyrën se si organizohej grupi. Mësohet se, tutorët në fjalë gjatë kohës së lirë frekuentonin sallat e lojërave të fatit, lokalet e natës, jetë e lehtë që bëhej në kurriz të vajzave që shfrytëzonin. Ndërsa, këto të fundit pasi mbaronin punën në rrugë, detyroheshin të rrinin në shtëpi. Kështu në pranga kanë përfunduar shtetasit shqiptarë, Rigers Lula lindur në Shqipëri më 18.03.1985, i arrestuar në Genova, Arbër Mançellari lindur në Shqipëri më 27 12 1985, i arrestuar në Genova, Bukurosh Çela i datëlindjes 13.09.1985, edhe ky i arrestuar në Genova, si dhe Ilir Rinxhi(ditëlindja 31.12. 1977) e Arjan Zenuni(ditëlindja 16.07.1979)përkatësisht të arrestuar në Milano dhe Scalea.
Precedenti
Policia shton se gjatë arrestimit të Bukurosh Çelës, një grua e quajtur Bold Lonela Maria rreth 21 vjeç ka tentuar të hedhë nga dritarja një pako, që pas kontrollit rezultoi të kishte brenda 400 gramë heroinë dhe 2,25 gramë kokainë. Brenda apartamentit u gjet edhe një peshore, si dhe një pistoletë që e kishte në përdorim shtetasi Bukurosh Çela. Në pranga është vënë dhe bashkëjetuesja e tij e cila dëshmoi në Polici se ajo ishte personi që negocionte me klientët e vajzave që shfrytëzoheshin si prostituta. Të arrestuarit do të përballen përveç akuzave për prostitucion edhe për mbajtjes së substancave narkotike dhe armëve pa leje.