E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pesë të plagosur në spitalin e Elbasanit/ Drejtuesi i furgonit dhe katër pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën

ELBASAN- Të pesë personat që morën lëndime në aksidentin  e orëve të para të mëngjesit  janë jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë dëmtime të rënda.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi, raporton se gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mjekëve, të lënduarit mund të lënë ambientet e spitalit në orët në vijim.

Në këtë aksident humbën jetën nënë e  bir,  Fatbardha dhe Klodian Shahini, të cilët po udhëtonin me automjetin tip Benz.

Paraprakisht dyshohet se mjeti tip “Benz” ka rrëshqitur dhe i ka dalë para minibusit çka shkaktoi dhe përplasjen tragjike./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›