Pesë vatra zjarri ende aktive, tri zona në monitorim

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri në gjithë vendin, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 3 zona janë në monitorim.
Agjencia për Medie dhe Informim bëri të ditur se në operacione janë angazhuar 32 automjete zjarrfikëse, 298 forca operacionale, 133 efektivë të FA-së me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.
Në Mallakastër, Patos, Kurbin, Kavajë dhe Klos zjarret janë shuar plotësisht dhe zonat vijojnë të monitorohen.
Ndërsa në Krujë vijon operacioni në Abazaj dhe Krastë–Halil, me forca të shumta në terren dhe 3 helikopterë nga ajri, me fokus mbrojtjen e banesave.
Në Priskë të Madhe, Nemëçkë dhe Goraj–Budishë vijon ndërhyrja, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë operacionet dhe monitorimin deri në neutralizimin e plotë të vatrave.
/m.m/j.p/r.e/