E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së

PRISHTINË, 5 nëntor/ATSH/ Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

OVL-UÇK e cilësoi këtë si padrejtësi pesëvjeçare për luftëtarët e lirisë.

“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në postimin e OVL-UÇK.

OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. /KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›