E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pesëdhjetë Hijet e Grayt", romani rozë thyen rekordin në Shqipëri

Romani erotik "Pesëdhjetë Hijet e Grayt" e shkrimtares britanike El James, rezulton libri më i shitur e kohëve të fundit, duke lënë pas shtatë vellimet e Harry Potter. I përkthyer edhe në shqip, vetëm në tre javët e para të daljes në librari, vëllimi ka shënuar rekord edhe në Shqipëri.

Kjo falë edhe vlerësimeve dhe kritikave të bëra nga mediat ndërkombëtare, por edhe për faktin se libri doli pikërisht në periudhën kur shqiptarët lexojnë më shumë.
 

“50 hijet e Grayt” ka arritur 20 milionë shitje vetem ne muajin korrik në Shtetet e Bashkuara. Ndersa sipas nje sondazhi ne Londër, çiftet janë duke marrë frymëzim nga romani erotik për të rigjallëruar lidhjen e tyre.

Ndërkohë në Hollivud kanë nisur projektet për ekranizimin e librit, dhe thashethemet për protagonistët kryesorë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›