E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen mallra kontrabandë, policia e Korçës arreston 3 persona

Një sasi e konsiderueshme konfeksionesh kontrabandë kanë rënë në duart e policisë kufitare, ndërsa ka përfunduar në pranga drejtuesi i mjetit dhe dy tregëtarë.
 

Operacioni i policisë së kufirit në rrethin e Devollit është mundësuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që sasia e konsiderueshme e mallit kontrabandë dyshohet të ketë hyrë nga pika doganore e Kapshticës në Shqipëri gjatë këtyre ditëve dhe mandej të ketë nisur shpërndarja e mallit për në tregun e Korçës.
 

Ndërsa kanë nisur hetimet, rezulton nga të dhënat paraprake të grupit hetimor se kontrabanda e konfeksioneve nga Maqedonia tashmë është zhvendosur me mallra që hyjnë kontrabandë nëpërmjet Kapshticës.
 

Aktualisht Antikontrabanda është vënë në punë, ashtu si dhe grupi hetimor i policisë së Korçës.

 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›