E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pesëfishohen kërkesat për mamografi

Muaji Tetor shton gjithmone 4-5 herë më shumë planifikimet e grave ne polikliniken e specialiteteve për një mamografi. Të folurit në media duket se ndikojnë më shumë tek ato. Guleim Paloka , imazherist me përvojë në këtë poliklinikë thotë se puna është dinamike këto ditë nga mëngjesi në darkë

Ndonëse Tetori ka vetëm 5 ditë që ka hyrë, në këtë fluks ekzaminimesh ka patur fatkeqësisht cdo ditë nga një rast me konstatim të karcinomave që janë referuar për ndërhyrje urgjente

E vecanta e këtij viti në këtë poliklinikë është kjo aparaturë e re e cila ka lehtësuar shumë punën e imazheristëve por edhe pritjet e pacientëve. Në vetëm 5-10 minuta një grua mbaron ekzaminimin e gjirit ndërsa interpetimi bëhet nga mjeku specialist po aty

Cdo vit mbi 700 gra dhe vajza ekzaminohen me kancer në gji dhe rastet në spital janë trefishur këto vitet e fundit. Por e ndërsa kërkesa për ekziminime shtohen, mamogafi të këtij standari ka vetëm në këtë poliklinikë . Sipas Minsitrisë së shëndetësisë aparatura të tjera mamografie ka në spitalet rajonale, një spitalin onkologjik dhe një në maternitetin e Tiranës Mbretëresha Geraldinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›