Pesha: Kontrata e re e energjisë gati në shtator
Kontrata e re e energjisë mes konsumatorit dhe CEZ Shpërndarjes pritet të jetë gati në shtator. Këtë e bën me dije Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, Besjan Pesha. Nga ana tjetër, ai thotë se numri më i madh i ankesave të bëra nga konsumatorët janë për energjinë elektrike. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, Besjan Pesha se, është ngritur një sistem komunikimi i drejtpërdrejtë me kompaninë CEZ Shpërndarje për të zgjidhur sa më shpejt të gjitha ankesat. Pesha shprehet se, veç konsumatorëve, në portalin kmk.al po afrohen edhe kompanitë e ndryshme të biznesit duke pretenduar zgjidhjen e problemeve të tyre. Portali kmk.al ka rreth 3 muaj që është në shërbim të konsumatorit, por duket se janë të paktë ata që e njohin dhe dinë se mund të depozitojnë ankesat e tyre, të cilat do të marrin një zgjidhje të shpejtë. Konsumatorët vazhdojnë të ankohen pranë komisionit duke dërguar letra, ose edhe duke u paraqitur vetë në dyert e këtij të fundit.