E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritësi Briken Calja shpallet kampion Europe në shtytje, Rama: Sukses i merituar

TIRANW, 22 prill /ATSH/ Peshëngritësi shqiptar Briken Calja u shpall kampion Evrope në stilin e shtytjes në Batumi të Gjeorgjisë. Calja, i cili garoi në kategorinë 79 kilogramë, ngriti 187 kilogramë në shtytje, duke zënë vendin e parë.

Përveç medaljes së artë në shtytje, Calja mori edhe medaljen e argjendtë në dygarësh. Në total, peshëngritësi shqiptar ngriti 340 kilogramë, vetëm 1 kilogram më pak se rusi Serobian.

Kryeministri Edi Rama, përgëzoi peshëngritësin shqiptar, duke e cilësuar si sukses të “merituar që ngre lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare”.

“Një sukses i merituar që ngre lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Në Kampionatin Europian në Batumi, kampioni ynë Briken Calja shkëlqen duke u shpallur: Kampion Europe në stilin e shtytjes, Nënkampion Europe në dygarësh, Kategoria 79 kg”, shkruan Rama

Gara nuk shkoi mirë për Erkand Qerimaj, i cili garoi në të njëjtën kategori. Ai ngriti 152 kilogramë në shkëputje, ndërsa në shtytje nuk realizoi asnjë nga tre provat, duke mos u renditur në dygarësh.

1 nga 4

/m.q/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›