E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK: Depozitova kallëzim, nuk erdha me fletëthirrje

Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj, është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

erkNDI

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sportisti ka sqaruar arsyen e paraqitjes së tij, duke bërë me dije se ka depozituar një kallëzim pranë këtij institucioni. Qerimaj nuk ka dhënë detaje lidhur me objektin e kallëzimit apo personat ndaj të cilëve mund të jetë drejtuar ai.

Ai ka theksuar se paraqitja në SPAK nuk ka ardhur si pasojë e një thirrjeje nga institucioni për ndonjë çështje tjetër.

“Sqarim për opinionin publik: Sot jam paraqitur pranë SPAK-ut për të depozituar një kallëzim nga ana ime. Dua të sqaroj se nuk jam thirrur me fletëthirrje për t’u paraqitur për ndonjë çështje tjetër!”, shkruan Qerimaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›