Peshengritja kercenon serish me protesta
Vazhdojne problemet ne peshengritjen shqiptare. Edhe pse behet fjale per sportin me produktiv dhe me te suksesshem ne vendin tone i cili ka ngritur lart flamurin e Shqiperise ne aktivitetet me te rendesishme kontinentale dhe boterore ceshtja financiare mbetet tema e dites. Pas protestave ne muajin shtator dhe kercenimit se shtangistet e perfaqesueses shqiptare do te bojkotonin Kampionatin Boteror ne Antalia qe u zhvillua me 17 shtator 2010 situata vazhdon te jete e mjerueshme. Ne ate periudhe pas takimeve ne Kryeministri dhe Ministrine e Sporteve problemi dukej se u zgjidh ndersa me vendim te Keshillit te Ministrave u rrit dieta ushqimore per sportistet elitare. Por trajneri i Kombetares Hektor Shaqiri ka theksuar se situata nuk ka ndryshuar. Perkundrazi ajo vazhdon te mbetet e njejte duke nisur nga rrogat e padhena. Shaqiri beri te ditur se peshengritesit kane pese muaj pa u paguar ndersa paralajmeroi se protestat mund te pershkallezohen. Ai deklaroi Situata vazhdon te jete e pazgjidhur me gjithe perpjekjet tona te medha. Deri tani na kane shlyer vetem rrogat e nje muaji ndersa na ngelen edhe pese muaj pa u paguar. Ne nuk kemi ndermend te terhiqemi deri ne realizimin e te gjitha kerkesave per te cilat kemi protestuar kohet e fundit edhe para KOKSH-it. Se shpejti kemi nje takim me ministrin e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferi. Ne rast te mosplotesimit te kushteve tona do ta pershkallezojme protesten. Pervec rrogave disa pretendime te tjera ishin pensionet e shtangisteve dhe sigurimi i nje vendi pune ne garde ose polici ashtu sic ndodh ne te gjitha vendet e tjera.