E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkitektet Mos e prishni Piramiden

Takimi Shoqata e Arkitekteve kerkon njezeri ruajtjen e objektit

Zeri i radhes qe ngrihet kunder shembjes se Piramides jane arkitektet. Te gjithe bashke ne nje konference te mbajtur ne hotel Tirana International kane kerkuar qe te mos shembet Piramida. Sipas tyre vendi ku sot ndodhet qendra nderkombetare e kultures Pjeter Arbnori mbart jo vetem vlera arkitekturore urbanistike pasi qendron ne harmoni me bulevardin Deshmoret e Kombit por eshte edhe nje objekt qe mbart vlera historike. Edhe me pare arkitektet kane theksuar vecmas se shembja e Piramides do te ishte nje gabim i madh. Disa nga arkitektet me te njohur te vendit te cilet kane dhene kontribute edhe ne ruajtjen e arkitektures monumentale kane argumentuar ne detaje pse nuk duhet te merret nje vendim i tille. Ne rast se ne i heqim bukurine nje objekti te arkitektures eshte njelloj sikur ti heqim njerezimit kengen vallen muziken. Ky objekt i ka keto vlera pozitive eshte nje forme qe ndryshon nga pjeset e tjera eshte nje forme interesante u shpreh arkitekti Enver Faja. Ne hartimin e nje projekt/rezolute ku kerkojne mosshembjen e Piramides Shoqata e Arkitekteve fton klasen politike shqiptare qe vendime te kesaj rendesie te mos merren pa opinionin e profesionisteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›