Peshëngritja, përjashton Teutën dhe Kamzën

Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e mbledhur në fshehtësi dhe pa njoftuar askënd, ndërsa në kryeqytet zhvillohej Asambleja e Zakonshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka përjashtuar klubin e Teutës dhe të Kamzës. Më saktë drejtorin e klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka, dhe presidentin e Kamzës, Dashamir Çajko, kjo pas shpërthimit të skandaleve që kanë lidhje me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili i është kundërpërgjigjur me nxjerrjen e videos të goditjes së Bashkim Nikollës përpara një aktiviteti në Bosnje-Hercegovinë.
Kur mblidhet Asambleja e jashtëzakonshme, sipas statutit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, duhet njoftohen klubet një muaj përpara me shkresë zyrtare dhe duhet të vihet në dijeni edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Madje Asambleja e jashtezakonshme mblidhet me miratimin e 1/3 të anëtarëve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, gjë që nuk ka ndodhur. Dhe për ironi nuk janë njoftuar as mediet, të cilat më pas nuk janë lejuar të futen në ambientet ku u zhvillua Asambleja, e cila kështu përjashtoi Teutën dhe Kamzën.